Heidi Montag “vdiq për një minutë” pas 10 operacioneve plastike

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 15:05 | Nga

Heidi Montag ka pranuar se ajo në fakt “vdiq për një minutë” pasi kishte kaluar 10 procedura të kirurgjisë plastike në të njëjtën ditë në vitin 2009, transmeton Klan Kosova.

Ikona e famshme e Big Brother dhe e dashura e Spencer Pratt, foli për Paper Magazine për përvojën e frikshme.

“Vdiqa për një minutë”, tha ajo. “Me gjithë ato operacione, më duhej të kisha kujdes 24 orë”.

“Isha në një qendër shërimi dhe po merrja ilaçe për dhimbje sepse ishin ekstreme”.

“Rojet e sigurisë i thanë Spencer: ‘zemra e Heidit ndaloi, ajo nuk do t’ia dalë’, tha ajo.

Sidoqoftë, 31-vjeçarja shtoi se tani ajo ka një pikëpamje të re për jetën.

“Shumë gjëra pozitive dolën nga kjo”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme