Hilary Duff është shtatzënë!

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 15:14 | Nga

Aktorja Hilary Duff është në pritje të një vajze me të dashurin e saj këngëtar Matthew Koma.

Dyshja u shfaq në një event të Entertainment Weekly të veshur në kostume të zeza. Ata u fotografuan në tapetin e kuq së bashku dhe gjithashtu në shoqërinë e njëri-tjetrit brenda eventit.

Mbas përfundimit të martesës së saj me Mike Comrie në 2014, Duff u përpoq të gjente një partner të ri por shumicën e rasteve rezultonte e pafat. “Nuk kam patur asnjëherë marrëdhënie të mirë me takimet e para; nuk dua te identifikohem si femër e cila nuk jeton dot pa një partner,” u shpreh Duff.

Aktorja ka një djalë 6 vjeçar me ish-bashkëshortin e saj Comrie me të cilin deklaron se ka një marrëdhënie të shkëlqyer dhe se është tepër e gëzuar me faktin se të dy janë thellësisht të integruar në jetën e djalit te tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme