Historia deri te ndarja e Don Xhonit me modelen ruse, që thotë se e do Kosovën

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi, i njohur me nofkën “Don Xhoni” ishte bërë i njohur për publikun gjatë kohës së karantinës përmes një interviste dhe këngëve ‘free-style’. Pas kësaj periudhe, ai u angazhua duke sjell këngë të reja e madje shpeshherë u përfol në media rozë dhe rrjete sociale për ‘diss’-at që kishte me reperët e tjerë, shkruan Express.

Pas famës së tij, në skenë u shfaq edhe modelja ruse, Ariana Lirey e cila gjatë kësaj kohe kishte bërë tatuazh në krahun e saj fytyrën e Don Xhonit. Madje, ajo filloi duke bërë komente dhe postime në gjuhën shqipe, teksa gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, dyshja konfirmoi lidhjen përmes disa fotografive në rrjetin social “Instagram”.

Çifti asokohe ndodheshin në Dubai, ku gjatë ditëve sa qëndruan pranë njëri-tjetrit ata publikonin vazhdimisht pamje së bashku nëpër rrjete sociale.

Por, dje në orët e para të mëngjesit Ariana kishte publikuar dy fotografi me mesazhe në rrjetin social “Instagram”, duke njoftuar për ndarjen Don Xhoni. Ndërsa gjatë ditës së djeshme, modelja ruse hyri në një “LIVE’ në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” ku tregoi arsyen e ndarjes.

Ariana Lirey u shpreh se Don Xhoni ka qenë gjithmonë i zënë për të dhe se është e lënduar nga ndarja kështu që ajo ka vendosur t’ia bëjë bllok reperit nëpër rrjete sociale.

“Sa herë që i kamë shënuar, ai është përgjigjur duke më thënë se është i zënë, ai tashmë është ish i dashuri im. Normalisht, se ndihem e thyer por jo aq shumë pasi unë e kam dashur, kam qarë shumë dje e sot, por jo tani. Tani e dua vetën time dhe nuk është lidhja ime e fundit”, u shpreh fillimisht modelja.

“Unë kam humbur një vit, është shumë për mua dhe nuk dua të kthehem prapa dua një marrëdhënie normale, një familje normale, kjo lojë nuk është për mua. Tani dua vetëm të punoj”, shtoi ajo.

Modelja ruse u shpreh se ka një dashuri të veçantë për shqiptarët, madje tregoi një fletore në të cilën kishte të shënuar numrat në gjuhën shqipe: “Një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë..”, të cilët i shqiptoi në gjuhën shqipe.

“Por, unë i dua shqiptarët, e dua Kosovën e dua Shqipërinë”, tha Ariana.

Kujtojmë, se Ariana kohë më parë kishte bërë fytyrën e Don Xhonit tatuazh në krahun e saj dhe e pyetur sot nga ndjekësit se çfarë do të bëjë me tatuazhin, ajo u përgjigj duke thënë se: “Do ta fshij këtë së shpejti”.

Në fund, Ariana u shpreh se nuk dëshiron më të flet rreth kësaj teme, pasi që e konsideron si një marrëdhënie të përfunduar.

Pasdite, erdhi edhe reagimi i reperit i cili u shpreh se ka respekt ndaj modeles dhe që koha që kanë kaluar bashkë do të mebetet e paharruar.

“Kam  shumë respekt për ty, ti ke qenë pjesë e jetës sime, ishte një kohë që nuk do të harrohet kurrë, por gjithçka ka një fund!  Shpresoj të jesh e lumtur në jetën tënde dhe Allahu e bekoftë zemrën tuaj! E di që ti nuk je njeri i keq, ndaj mos vepro kështu! Ps, mos bëj drama dhe mos luaj viktimën në “Instagram”, ka mbaruar kaloje atë. Boluchka”, shkroi ai në “Instagram”.

Pasi Don Xhoni i tha që të mos e luaj viktimën, modelja ruse i kthej përgjigje pas vetëm pak ore, duke iu falenderuar për gjithçka dhe se do t’i bie maska e djalit të mirë.

“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, u shpreh ajo.

Të ngjashme