Historia prapa “Purple Rain”

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

“Prince ishte fort i mahnitur”, kujton daullisti i “The Revolution”, Bobby z, teksa i referohet natës kur bota po dëgjonte për herë të parë “Purple Rain”. 

“Ai po thoshte: ‘Do të shkruajmë historinë’. Dhe pikërisht na shtynte ta bënim”. Prince dhe bendi i tij i ri ishin në dhomën e zhveshjes në Avenynë e Parë në ambientet e një depoje të dikurshme të autobusëve në Minneapolis, së cilës Bobby i referohet si skenë e përkryer për muzikantët e qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa Prince vazhdimisht orvatej të nxirrte këngë të reja aty, në një mjedis më të vogël mund të ishin duke luajtur edhe “The Replacements”, “Hüsker Dü” ose Soul Asylum. Më 3 gusht 1983, Prince dhe “The Revolution” dolën me “Purple Rain”, duke interpretuar edhe albumin prej 45 minutash për koreografin e tyre, Loyce Holton. 

E përfunduan me “Purple Rain”, një baladë e avashtë prej dhjetë minutash që niste me kitarë akustike, për të shpërthyer pastaj me elektriken. Performanca e përmbyllte albumin dhe filmin që do ta lartësonte Prince në vitet tetëdhjetë në majën e Olimpit. “Purple Rain” kishte përmbyllur edhe misionin e muzikantit për ta rikthyer rockun te muzikantët me ngjyrë, dhe e shkrinte me gjithçka që e ndiente ai. 

“Një prej sukseseve më të mëdha që kemi përjetuar nuk ishte vetëm të mendohet si band me ngjyrë R&B”, tregon sintisajzeristja e “Revolution”, Lisa Coleman. 

“Kishim telashe disa vite me radhë, teksa po orvateshim të shkruanim një këngë për një stacion muzikor me ngjyrë, një këngë për një stacion muzikor rocku. 

Por kënga ‘Purple Rain’ ishte lëshuar në të gjitha radiostacionet, prej atyre country deri te ato americana ose për rock balada. Dhe ishte e përkryer që ishte këngë e Prince, prej të cilit askush nuk mund ta dinte se për çfarë ishte i zoti. A e keni përnjëmend? Kush është ky tipi?”

Të ngjashme