Hodhi akuza të forta ndaj Meghan Markle, zyrtari i pallatit mbretëror largohet nga detyra e tij

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Ndihmësi i familjes mbretërore, i cili ka hedhur më herët akuza ndaj Meghan Markle, do të lërë detyrën e tij të lartë që ka aktualisht me Dukën dhe Dukeshën e Cambridge.

“The Guardian” shkruan se Jason Knauf do të lërë postin e tij si shef ekzekutiv i Fondacionit Mbretëror të Cambridge në fund të vitit.

Kujtojmë se Knauf ka qenë më parë sekretar i komunikimit për Princin Harry dhe Meghan Markle. Ndërkohë në vitin 2018, Jason dërgoi një email në lidhje me shqetësimet e tij për mënyrën se si Dukesha e Sussex trajtonte stafin e saj.

Hodhi akuza të forta ndaj Meghan Markle, zyrtari i pallatit mbretëror

Thuhet se pas largimit nga familja mbretërore, Knauf do të lëvizë jashtë shtetit. Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se para se të bëhej pjesë e pallatit mbretëror, Jason punonte në disa kompani të ndryshme.

Të ngjashme