Hollywood dhuron para që të lirohen personat e arrestuar gjatë protestave

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Vdekja e George Floyd, afroamerikanit që u vra nga policia gjatë arrestimit ka shkaktuar një reagim të jashtëzakonshëm në SHBA. Njerëzit prej disa ditësh po protestojnë në rrugët e më shumë se 30 qyteteve, kundër brutalitetit të policisë dhe dhunës që ata ushtrojnë ndaj njerëzve me ngjyrë.

Ka pasur protesta përplasje me policinë, të vdekur, arrestime dhe godina e biznese që i është vënë zjarri.

Reagim ka pasur jo vetëm nga qytetarët amerikanë, por edhe nga personazhet e famshëm.

Një prej të parëve që ngriti zërin mbi këtë çështje ishte John Boyega, aktor i “Star Wars”, i cili doli kundër policisë dhe akteve raciste.

Tani, yje si Don Cheadle, Steve Carell, Jaelle Monae e të tjerë janë duke ndihmuar personat që arrestohen nga policia.

Që nga dita e enjte aktorë, këngëtarë apo sportistë kanë dhuruar para për “Minnesota Freedom Fund”, një organizatë jofitimprurëse e cila ndihmon që të lirohen personat e arrestuar, me të ardhura të pakta ekonomike.

Në këtë rast janë duke u ndihmuar protestuesit që janë duke u arrestuar gjatë këtyre ditëve.

Reperë si Noname, Kehlani apo aktori Seth Rogen ishin të parët që postuan foto të fondeve që po dhuronin për organizatën dhe të tjerët ndoqën veprimin e tyre.

Me postimet në Twitter, me mbishkrimin “matched” ata tregojnë se po dhurojnë që të lirohen protestuesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme