Hollywoodi ende flet për këto skandale të dashurisë

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Ka pasur gjithmonë interesim të madh të publikut rreth marrëdhënieve romantike dhe martesat e personave të famshëm.

Në fakt, veçanërisht nëse kjo marrëdhënie u shënua nga një skandal.

Këto janë tregime dashurie që tronditën fansat, dhe që ende folën për to sot.

Chris Brown dhe Rihanna

Shumë veta ishin të bindur se Chris Brown dhe Rihanna do të ishin një çift i ri ashtu sikurse Jay-Z dhe Beyonce. Megjithatë, marrëdhënia e tyre u bë lajm kryesor në 2009 pasi Chrisi e rrahu RiRin. Karriera e morri tatëpjetën dhe përgjithmonë shkatërroi imazhin e një “djali të mirë”. Pas kësaj, çifti u nda, por mediat vazhdojnë të shkruajnë për marrëdhënien e tyre “miqësore” edhe sot.

Britney Spears dhe Justin Timberlake

Justin Timberlake dhe Britney Spears ishin çifti i famshëm i Popit. Ajo ishte një yll i madh që virgjërinë e ruajti për martesë gjersa ai ishte anëtar i një prej grupeve më të njohur të djemve në botë. Ata ishin në kontakt prej vitit 1999 deri në vitin 2002. Pastaj filluan thashethemet e mashtrimit. U tha gjithashtu se Britney e mashtroi Justinin me një koreograf dhe kjo bëri që të përfundoi dashuria e tyre.

Kim Kardashian dhe Kris Humphries

Zakonisht, një martesë zgjat së paku një vit, pasi shqiptohet fjalia”po”, por kjo nuk vlen për Kim Kardashianin. Kjo e fundit pasi bëri miliona dollarë nga dasma me lojtarin e basketbollit, Chris Hamfries, publiku u befasua kur të dy vendosën të shkurorëzoheshin pas vetëm 72 ditëve të martesës. Publiku dënoi yllin se ishte martuar vetëm për para dhe vëmendje.

Alicia Keys dhe Swizz Beatz

Alicia Keys mori reputacionin si këngëtare e talentuar. Por, fansat shumë shpejt u dëshpëruan kur doli në publik se i kishte marrë nga duart burrin një mikeshe të vetë. Alisa dhe Swizz Beatz kishin thënë se martesat e tyre kishin përfunduar më parë, por asnjëherë nuk u vërtetua.

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt

Jennifer Aniston dhe Brad Pit u martuan në vitin 2000. Por, çifti i famshëm u shkurorëzua pesë vjet më vonë pasi aktori u takua me Angela Jolien në filmin “Mister and Miss Smith” në vitin 2005. Megjithëse Aniston ka vazhduar me jetën dhe karrierën, shumë revista ende bëjnë para duke e lidhur Jenniferin me Bradin.

Woody Allen dhe Mia Farow

Gjatë lidhjes mes Mie Faro dhe regjisorit, Woody Allen, ai veproi sikur të ishte baba i saj. Çifti u nda në vitin 1992 pasi Mia gjeti prova se partneri i saj kishte një marrëdhënie me vajzën e saj të adoptuar, Sun-Ji. Ky skandal ka tronditur publikun dhe përgjatë viteve ishin shkruar shumë artikuj, sepse herë pas here, publiku merr disa detaje të reja

Të ngjashme