Humbi 19 kile, Adele shfaqet me ndryshim drastik

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Adele mezi njihet me ndryshimin e radhës.

Këngëtarja e njohur Adele  dhe Harry Styles i kanë mahnitur fansat e tyre pasi janë parë së bashku në ishullin Karaibe të Anguilla.

Adele, 31 vjeç, tregoi humbjen e saj të jashtëzakonshme në peshë ndërsa buzëqesh në fotot e kapura nga paparacët.

Fotografitë tani po qarkullojnë në media e rrjete sociale ndërsa fansat e saj janë mahnitur me ndryshimin.

Kujtojmë se Adele është duke punuar për projekte të reja muzikore.

Të ngjashme