Hyland zbulon problemin me flokët

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Sarah Hyland ka zbuluar se ka përdorur shtesa të flokëve ëpr rolin e saj si Haley në Modern Family pasi u përballë me rënie të flokëve.

Flokët e aktores 28-vjeçare filluan të bien si rezultat i operacioneve që kishte nevojë t’I bënte për shkak të sëmundjes së endometriozës dhe problemit me veshkat.

“Me medikamente dhe gjëra të tilla, mund të bien flokët”, tha Sarah për Rafinery29. “Kështu që unë vendosja shtesa flokësh për të fshehur atë humbje”.

“Flokët që po më rriten tani janë shumë më kaçurrela se më parë. Duket sikur jam në moshën katërvjeçare”, u shpreh ajo.

“I mbaj ashtu të dredhur për shkak se nuk di si t’i rregulloj. Përpiqem t’i stiloj të drejta, por dështoj sepse më bëhet sit ë rrëmujshme. Duket si një “look” avant-garde e pistës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme