I dashuri e filmon Dua Lipën në banjo

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa habiti të gjithë me vendimin e saj ditë më parë. Në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 35 milionë ndjekës, ka larguar të gjitha fotografitë, e bashkë me to ka fshirë edhe fotografinë e profilit.

Përveç Instagramit, të njëjtin veprim e bëri edhe në rrjetin social Twitter, shkruan rtv21.tv Tashmë kur adhuruesit e saj janë shqetësuar me veprimet e këngëtares, ajo është shfaqur në Instagramin e të dashurit të saj Anwar Hadid.

Ky i fundit ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet Dua duke rregulluar flokët para pasqyrës në banjo, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë të zezë.

Të ngjashme