I dashuri Genta Ismajlit me dedikim të veçantë për artisten: Ti je personi që e dua më së shumti

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, për një kohë të gjatë është në lidhje dashurie.

Ajo vet kishte zbuluar lidhjen e saj me Huseyin Usta, ndërsa ky i fundit shpesh i dedikon mesazhe dashurie.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një imazh të artistes me një mbishkrim.

“Ti je dielli im, ylli në qiell. Ti je personi që më së shumti e dua. Nuk dua askënd tjetër. Dua vetëm sytë dhe buzëqeshjen tënde e dashur”, ka shkruar ai.

Dyshja shpesh shihen edhe në udhëtime së bashku, duke mbajtur të azhurnuar kështu fansat përmes postimeve.

Në anën tjetër, Genta është parë duke u përgatitur për projektin e ri muzikor.

Të ngjashme