I dashuri i Gentës bën tatu emrin e saj në trup

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Biznesmeni turk gdhendi në trup emrin e Gentës.

Këngëtarja Genta Ismajli po e shijon romancën me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Dyshja publikojnë vazhdimisht fotografi pranë njëri-tjetrit, ndërsa në disa raste ndajnë edhe çaste romantike.

Së fundi, Usta bëri një veprim, me të cilin dëshmon edhe një herë dashurinë e madhe që e ka për Gentën.

Ai realizoi tatuazh emrin e këngëtares në krahun e tij, e këtë gjë e treguan përmes rrjeteve sociale, teksa shfaqen pranë njëri-tjetrit.

Genta Ismajli për një kohë ka lënë anash angazhimet në muzikë, ndërsa po e shijon lidhjen me biznesmenin turk.

Të ngjashme