I dashuri mbron Belenin, pas thashethemeve për histori me burra tjerë

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 13:19 | Nga

Këto ditë është folur shumë për jetën private të showgirl-it argjentinase Belen Rodriguez. Një krizë me pilotin e Moto GP, një afrim me Fabrizio Coronan, shëtitjet në park me Stefano De Martino dhe kohët e fundit një darkë me Mirco Levatin.

Pas gjithë këtyre ka ardhur një reagim i ashpër nga Andrea Iannone, i cili shkruan se tani po ekzagjerohet me lajmet për Belen dhe historitë me burrat e tjerë. Sipas tij ajo është një grua me ndjenja të vërteta dhe një nënë.

“Mjaft! Më duket se tani po e ekzagjeroni duke i krijuar histori dashurie Belenit me burra të tjerë në emër të thashethemeve, vetëm që të shiten disa kopje më shumë pa asnjë respekt për një grua që ka vetëm një “gabim”… është e famshme”.

“Ekzistojnë edhe miqësi të mira, Belen është një grua me ndjenja të vërteta dhe një nënë. Kështu që boll i gënjyet njerëzit dhe krijuat histori të pavërteta”, përfundon Iannone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme