I publikuan këngët për një ditë por Dua merr 10 milionë klikime më shumë se Rita

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa dhe Rita Ora kanë publikuar projektet e tyre më të reja muzikore në të njëjtën ditë, më 12 shkurt.

Mirëpo kënga e Duas “We’re Good” ka arritur që brenda pesë ditësh të marrë më shumë klikime në YouTube se ajo e Ritës “Big”.

Derisa kënga e Ritës deri tani ka marrë më shumë se 1 milionë klikime, ajo e Duas ka arritur në më shumë se 11 milionë klikime brenda të njëjtës kohë.

Videoklipi i Ritës ka bërë më shumë bujë sidomos tek shqiptarët për shkak të paraqitjes së këngëtares me veshje tradicionale shqiptare në prag të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq Dua është komentuar për klipin e këngës së re për stil më ndryshe, si në të kënduar ashtu edhe në paraqitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme