I vetë-izoluar në Australi, Ramë Lahaj me mesazh inkurajues në rrjetet sociale

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Në kohën kur të gjithë po përballemi me pandeminë e coronavirusit, një mesazh sensibilizues ka ardhur edhe nga tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj.

Ky i fundit ka shfrytëzuar llogarinë zyrtare, Instagram, për të ndarë disa këshilla me publikun dhe fansat e shumtë që numëron në këtë rrjet.

Ai sugjeron t’i përfillim sa më shumë masat parandaluese dhe të qëndrojmë në shtëpi derisa të kalojë kjo furtunë e madhe.

Përgjatë videos, tenori nga Istogu tregon se është vetë-izoluar në Australi dhe tanimë ka anuluar të gjitha shfaqjet e tij.

“Të dashur bashkatdhetarë, më shumë se kurrë na duhet kujdes e përkushtim për ta luftuar këtë PANDEMI të rrezikshme që ka përfshirë gjithë botën, andaj përfillni të gjitha masat parandaluese dhe bëni durim”.

“Të qëndroni në shtëpi, derisa të kalojë kjo furtunë e madhe. Zoti ju ruajt”, ka shkruar ndër tjerash Lahaj.

Përndryshe, në Kosovë vetëm pak më parë u konfirmuan edhe dy raste të prekura me coronavirus apo COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme