Ia keqpërdorin fotografinë e pasaportës, reagon këngëtari kosovar

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari kosovar, Genc Leka ka rënë pre e një abuzimi me pasaportën e tij.

Sipas tij një agjension me emrin “Punësohu ne Switzerland Al” ka përdorur vizën e tij për të mashtuar persona e tjerë duke thënë se ky agjension i ndihmuan qe ai bashkë me dy persona të tjerë të punësohen në Zvicër.

Në një status në Facebook, Genci ka shkruar se fotografia e vizës është përdorur pa lejen e tij dhe se ai nuk e ka asnjë lidhje me këtë agjension.

Tutje këngëtari u shpreh se për rastin do të merren institucionet përkatëse dhe Policia e Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë:


Të ngjashme