Ian Somerhalder baba për herë të parë

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 12:13 | Nga

Aktori Ian Somerhalder ka dhënë lajmin e bukur se së shpejti pret të bëhet baba.

Djaloshi që ka rrëmbyer zemrat e vajzave në të gjithë botën, postoi një foto teksa i puthe barkun bashkëshortes Nikki Reed. Ai ka shkruar se po përjeton ndjenjën më të fuqishme në botë.

“Miq tanë, familjarë dhe pjesa tjetër e botës. Në këto 38 vite të jetës nuk kam kaluar diçka më të fuqishme dhe më të bukur se kjo. Nuk mund të mendoj për gjë tjetër më emocionuese se ky kapitull që po vjen dhe donim që ju ta merrnit vesh këtë nga ne në fillim”.

“Kjo ka qenë periudha më speciale e jetëve tona dhe donim ta mbanim mes të treve për sa kohë që mundeshim, në mënyrë që të shijonim këtë kohë së bashku dhe me të voglin tonë që po rritet shumë shpejt… Sepse ata këtë gjë bëjnë, rriten shpejt. Faleminderit për energjinë e mirë. Me dashuri. Ian”, shkruan aktori përkrah fotos.

Mendohet se bashkëshortja e Ian pret një djalë. Këto kanë qenë komentet e fansave bazuar në ngjyrën e fustanit të aktores.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme