Ibrahim Tatlises martohet për herë të tretë

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari gati 70 vjeçar, baba i shtatë fëmijëve u martua për herë të tretë zyrtarisht

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises vitin e kaluar pas një pauze shtatë vjeçare u rikthye në skenë. Këtë largim nga muzika e bëri jo pa arsye, ai para shtatë viteve u plagos për arsye biznesore.

Ani pse ai më nuk është aktiv në skenë, ai vazhdon të jetë njëri ndër krijuesit më të mëdhenj të hiteve në Turqi. Sa i përket jetës personale, gjatë karrierës së tij muzikore për Ibrahimin është përfolur shumë për lidhjet e tij të dashurisë si dhe tri martesat.

Martesa e tij më e përfolur ishte ajo me aktoren turke, Aysegul Yildiz me të cilën këngëtari ka një vajzë. Dashurinë e tyre me martesë, çifti e kurorëzuan në vitin 2011, por kjo martesë mori fund në vitin 2013.

Këngëtari është baba i shtatë fëmijëve, pesë vajzave dhe dy djemve./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme