Iker Casillas dhe Sara Carbonero konfirmojnë ndarjen

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Iker Casillas dhe Sara Carbonero kanë konfirmuar ndarjen.

Dyshja, të cilët përfliten prej disa ditësh, së fundmi konfirmuan ndarjen në profilet e tyre në rrjete sociale.

Legjenda e Real Madridit ka bërë një postim në Instagram, me anë të të cilit njofton fansat për ndarjen nga prezantuesja e sportit.

“Si Sara, ashtu edhe unë ndihemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që kemi dhe që ishim në gjendje të ndanim një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve bashkë. Sot dashuria jonë po merr rrugë të ndryshme, por ne do të vazhdojmë së bashku në detyrën tonë të jemi prindër të përkushtuar siç kemi bërë tani”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme