Ilda Bejleri tregon ku i merr paratë për luksin që bën

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 23:36 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja sportive Ilda Bejleri së fundmi udhëtoi drejt ishullit luksoz Mykonos. Udhëtimi i saj me helikopter privat drejt ishullit grek dhe jeta e luksit me “Rolex” në dorë dhe pushime të majme, kanë bërë që ndjekësit e saj të jenë kuriozë, se ku i gjen ajo të ardhurat për një jetë të tillë.

“Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie?”, është kuriozuar ndjekësi teksa ka vënë re detajin.

Por, siç e ka shpjeguar edhe herë të tjera, moderatorja seksi ka dhënë detaje se vjen nga një familje e pasur tiranase dhe përveç kësaj, paguhet shumë mirë.

“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër ‘tironce’ shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë”, i përgjigjet Ilda Bejleri fansit të saj.

Të ngjashme