Independent.co.uk: Kënga “Live It Up” nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi është gati e padëgjueshme

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 16:32 | Nga

Përpjekja e madhe për ta futur industrinë muzikore të Amerikës Latine është në kundërshtim me faktin se Kupa Botërore e këtij viti po mbahet në Rusi.

Qëndrimi ndaj këngës për Kupën e Botës në përgjithësi është i atillë sikurse mënyra se si Britania e Madhe u fut në garat e Eurovisionit: në thelb, askujt s’i ka interesuar.

Ka pasur përjashtime, por njoftimi se ngjarja e këtij viti do të këndohet nga Will Smith, Era Istrefi dhe Nicky Jam (prodhuar nga Diplo) thjeshtë dukej sikur të bënte t’i ngije vetullat, shkruan Idependent.

Është një përzierje e çuditshme dhe ata kanë krijuar një këngë me një mesazh të përgjithshëm: Ju keni një jetë kështu që jetojeni (“Live it up”) – që është klisheja më e madhe që mund të bëhej për një himn që lidhet me sportin, me një hapje të zymtë, antonimike ““woah-oh, woah-oh-oh-oh” që e bënë të lehtë të figurojmë kakarisjen e Diplos.

Will Smith është një përzgjedhje e e çuditshme duke marrë parasysh se kredibiliteti i tij si reper është zhdukur – nëse e ka pasur ndonjëherë. Kjo nuk e zhbënë talentin e tij në fushat e tjera, por duke qenë se ai shumicën e kohës njihet si aktor e komedian, përpjekja për të dalë sa më i sinqertë në rreshtin “Një jetë, një ëndërr, një moment, një ekip / Njëri prej jush, dritat e nxehta, mijëra pengesa, një gjuajtje” e bëjnë dëgjuesin të struket.

Në anën tjetër, Era Istrefi, këngëtarja shqiptare nga Kosova që arriti famën me këngën e saj virale “BonBon” në vitin 2016-të (për momentin numëron më shumë se gjysmë miliardi shikime në YouTube) është keqpërdorur penalisht. Kritikët e kanë krahasuar atë me këngëtaret Sia dhe Rihanna fal paraqitjes së saj të zjarrtë dhe vokalit të fortë; e gjitha kjo u bë me përzierjen e saj të shkëlqyeshme të teksteve në gjuhën shqipe dhe atë angleze, shkruan Idependent.

Çuditërisht, në “Live It Up” ajo ka adoptuar theksin artificial të Karaibeve në “bouncing” ndërsa në “Backbeat” me një theks të ndikuar Latin që askush nga këngëtarët nuk mund ta vazhdojë, duke kënduar nën zë: “Strength in numbers is a force we can mix/We raise our flags and put our pride on our back/We feelin’ like a champion when we shine our light/We got the power, make a nation correct.

”Nicky Jam, këngëtari Amerikan me rrënjë Dominikane dhe nga Porto Riko, shton edhe më shumë besimin në përpjekjen e hapur që ta fusin në dorë obsesionin aktual të industrisë muzikore – muzikën e Amerikës Latine, por e gjithë kënga nuk ka aspak kuptim kur kujtojmë që Kupa Botërore po mbahet në Rusi këtë vit.

Kur pat performuar Shakira në këngën e saj për Kupën e Botës 2010, ajo futi në regjistrimin e këngës edhe grupin nga Afrika e Jugut – “Freshlyground” dhe iu referua kombit mikpritës me këngë, ku përfshiheshin kitarat afrikane dhe një kor që u huazua nga “Zangalewa”- këngë kjo e vitit 1986 nga bendi i Kamerunit “Golden Sounds” që ishte hit në të dyja Afrikat dhe po ashtu edhe në vendlindjen e Shakirës, në Kolumbi.

“Live It Up” në anën tjetër duket se bënë përpjekje që të pengojë ndonjë dallavere me haraç ose me referenca nga vendi mikpritës i këtij viti. Sa më kontroverse që mund të jetë Rusia, largimi i tërësishëm i kombit tërheqë edhe më shumë vëmendjen ndaj saj.

Të ngjashme