Indiane tradicionale, Dua Lipa është paraqitur ndryshe nga siç jemi mësuar ta shohim

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është paraqitur në Instagram me një veshje krejtësisht ndryshe nga siç jemi mësuar ta shohim.

E mbuluar me një shami të kaltër, ajo ka pozuar e buzëqeshur para kamerës dhe këtë fotografi e postoi për ndjekësit e saj, e cila për pak orë mblodhi mbi një milionë pëlqime.

“E emocionuar të rikthehem në Indi këtë javë!! Asnjëherë nuk e kam pasur rastin të performoj para jush dhe jam e lumtur që do ta ndaj skenën me Katy Perry. Yaaaaa”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme