Inskenimi nudo i Melania Trumpit në klipin e ri të reperit T.I, reagon Shtëpia e Bardhë

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Melania Trump prej kohësh tashmë është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur në mediat rozë.

Javën e kaluar, reperi i njohur Kanye West pati një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe kjo ka ngjallur reagime te kolegët e tij.

Reperi T.I, emri i vërtetë i të cilit është Clifford Joseph Harris, ka publikuar në kanalin YouTube trailerin e klipit të tij më të ri.

“Nuk jam Kanye” titullohet kjo këngë, e cila do të përmbajë disa skena shumë të papërshtatshme në klipin e saj.

Bëhet fjalë për një skenë, ku shfaqet një modele veshur me xhaketën e famshme të Melania Trumpit, e ndërsa më pas fillon të zhvishet. Skenat ku është xhiruar klipi duket të ngjashme me Shtëpinë e Bardhë, e ndërsa edhe modelja është zgjedhur e ngjashme me figurën dhe pamjen e Melanisë.

Xhaketa “e famshme” e Melania Trumpit, pjesë e klipit të ri të reperit T.I Ndaj kësaj videoja, ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë duke e quajtur “akt të turpshëm”, e ndërsa është kërkuar që videoja menjëherë të fshihet nga rrjetet sociale.

“Të pëlqen apo jo, ajo është zonja e parë dhe kjo është Shtëpia e Bardhë” – kështu është shprehur drejtori i komunikimit i Melania Trumpit, Stephanie Grisham për CNN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme