Inspektorja e ”La Casa de Papel” e infektuar me Coronavirus, tregon si po ndihet

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Shpërndarja e koronavirusit po vazhdon dhe po i prek shumë fytyra publike të cilët po i inkurajojnë njerëzit që t’i binden izolimit parandalues që mund të ulë infektimin e popujve dhe iniciativave tjera për të ndihmuar në këto kohë krize.

Aktorja Itziar Ituno, e njohur për rolin e Inspektores Raquel Murillo në serialin shumë të shikuar spanjoll, ‘La Casa de Papel’, ka qenë ndër rastet e fundit të konfirmuar me koronavirus, e cila e ka ndarë lajmin në rrjetet soaicale.

Ajo e ka përshkruar situatën me një mesazh pozitiv por gjithashtu ka paralajmëruar për rreziqet e kësaj pandemie që mund të na kapë të gjithëve.

“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë – dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus’, ka lajmëruar ajo.

Ituno gjithashtu ka dashur të sqarojë se si e ka gjendjen dhe të ngrejë vetëdijesimin tek fansat e saj.

“Rasti im është i butë dhe jam mirë po është shumë shumë ngjitës dhe shumë i rrezikshëm për njerëzit që kanë shëndet të dobët. Kjo nuk është asgjë, kini kujdes, mos e merrni me lehtësi, shumë kanë humbur jetën dhe shumë jetë tjera janë në rrezik dhe ne ende nuk e dimë se deri kur do të zgjasë kjo. Është koha e solidaritetit dhe zemërgjerësisë! Të qëndroni në shtëpi dhe të mbroni të tjerët. Tani i kam 15 ditë në vetizolim dhe do të shohim më tej”, ka shkruar ajo në postimin në Instagram.

Përndryshe, sezoni i katërt i La Casa De Papel do të dalë më 4 prill në Netflix, ku ndoshta  do ta presim nga karantina për ta shikuar që në ditën e parë të lansimit.

Të ngjashme