“Irina nuk ndihej e lumtur me Bradleyn”

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 23:54 | Nga Ekonomia Online

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë ndarë zyrtarisht pas 4 vitesh lidhje. Çifti i famshëm na tronditën të gjithëve me lajmin e ndarjes, mirëpo gjërat mes tyre nuk shkonin mirë që prej shkurtit të këtij viti. Ishte pikërisht Irina ajo që i dha fund lidhjes së tyre. Ajo nuk ndihej e lumtur.

Sipas Page Six, ata nuk kishin shumë gjëra të përbashkëta.

“Ata nuk kanë blerë asnjëherë diçka të të re për shtëpinë në California. Ishte thjesht shtëpia e Bradley-t Ata nuk bënë asnjëherë plane së bashku. Ata madje nuk vendosën të martoheshin edhe pas ardhjes në jetë të vajzës. Madje Lea, ishte arsyeja pse ata tentuan disa herë ta bënin lidhjen të funksiononte, edhe pse nuk ia dolën”,-është shprehur një burim për Page Six.

Ajo çfarë është e rëndësishme pas ndarjes është se çifti janë në paqe me njëri-tjetrin dhe po diskutojnë për kujdestarinë e vajzës.

Të ngjashme