Irina Shayk flet pas ndarjes me Bradley Cooper

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Përkundër faktit se marrëdhënia e tyre nuk funksionoi, Irina Shayk ende ndjehet “shumë me fat” që ka qenë në lidhje me Bradley Cooper.

Në numrin e ri të revistës “British Vogue”, modelja 34 vjeçare – e cila u nda nga Cooper, 45 vjeçar, pas katër vjetësh – bëri disa komente të rralla dhe reflektuese për marrëdhënien e tyre.

“Unë mendoj se kemi qenë shumë me fat që e përjetuam atë që kishim me njëri-tjetrin,” i tha Shayk revistës.

“Jeta pa B është një terren i ri.”

Shayk tha se është e vështirë të rritesh vajzën e vetme. Dy vjeçarja Lea De Seine Shayk Cooper është vajza e vetme e dy të famshmëve.

“Është e vështirë të gjesh një ekuilibër midis të qenit nënë beqare dhe të qenit një grua me punë dhe me ndikim. Më beso, ka ditë që zgjohem dhe them: Oh Zoti im, nuk di çfarë të bëj, unë jam duke u thyer”, transmeton klankosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme