Irina Shayk pas dy ndarjeve, megjithatë besoj në martesë

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Irina Shayk është shfaqur në kopertinën e Harper’s Bazaar për intervistën e saj të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper. Supermodelja duket mjaft në formë, por insiston se nuk është perfekte:

“Kam ditë ku lëkura ime është keq dhe ku flokët e mi janë keq. Ndonjëherë nuk dukem si modele. Jam thjesht një njeri human.”

Shayk ka folur edhe për vëmendjen publike për ndarjen e saj nga Bradley, duke e cilësuar si kuriozitet.

“Mendoj se janë thjesht qeniet njerëzore: nëse nuk mundesh ta kesh, dëshiron ta kesh. Nëse ka një perde që të pengon, do ta hapësh perden. Është kuriozitet besoj. Por a besoj unë te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj.”

Të ngjashme