Irkenc Hyka lanson këngën e re me titull “Maria”

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Edhe një baladë e ndjeshme nga Irkenc Hyka.

Kantautori i njohur shqiptar e ka publikuar videoprojektin e radhës.

Kënga titullohet “Maria” dhe vjen e shoqëruar me videoklip.

“Maria” flet për një dashuri të humbur, zemërthyerjen dhe tradhtinë.

Irkenc Hyka shquhet si një prej tekstshkruesve më të mirë shqiptarë, sidomos kur bëhet fjalë për balada. Këngëtari ka qenë mjaft aktiv gjatë vjetëve të fundit duke i realizuar një sërë videoprojektesh.

“Maria” vjen pas këngëve mjaft të pëlqyera të Hykës, si “Vonë”, “Asaj”, “Më fal”, “M’ka marrë malli”, “A kishe zemër” dhe të tjerë.


Të ngjashme