Ish drejtoresha e UNESCO-s njoftohet për progresin që Kosova e ka bërë për anëtarësim në këtë organizatë

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të aktiviteteve që janë duke u zhvilluar nga Katedra e UNESCO-s në Universitetin e Gjenevës, sot u zhvillua një takim i rëndësishëm me Irina Bokova, ish drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s

Bokova u njoftua se për progresin që Kosova e ka arritur në fushën e trashëgimisë kulturore dhe përpjekjet që shteti po i bën për anëtarësim në UNESCO.

“Në takim me znj. Bokova, ish drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s morën pjesë, Isuf Koci dhe

Kreshnik Bajraktari nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Ky takim ishte një mundësi e

veçantë dhe me interes duke marrë parasysh proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Znj. Irina Bokova u njoftua me progresin që ka arritur Republika e Kosovës në fushën e

trashëgimisë kulturore, përpjekjet për anëtarësim në UNESCO dhe organizata të tjera

ndërkombëtare si dhe me sfidat që ka hasur”, thuhet në njoftimin për media.

 Gjithashtu, Bukova u informua se Republika e Kosovës ka ligje afirmative të cilat garantojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme