Ish-e dashura e Balotellit pret një fëmijë nga Lemina

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 14:25 | Nga

Me një foto në rrjetet sociale, Fanny Neguesha dhe Mario Lemina kanë njoftuar se së shpejti do të bëhen prindër.

“Në fillim një shikim, më pas një buzëqeshje… Askush nuk e mendonte rrugëtimin që po përshkruanim”, shkruan ish-mesfushori i Juventus, tani pjesë e Southampton, që zyrtarizon ardhjen në jetë të një fëmije nga lidhja me modelen.

“Gjithçka nisi kur takova dashurinë e vërtetë. Jeton një aventurë të mrekullueshme, që më pas i lë vendin një lumturie të panjohur. Ai shënjestron për të të dhënë forcën e nevojshme për t’u përballur me pengesat me të cilat vihesh në provë gjatë jetës, por para së gjithash, të lejon të shijosh momentet më të bukura”, është përgjigjur në të njejtën kohë modelja, që u bë famshme për lidhjen që pati me Mario Balotellin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme