Ish e dashura e këngëtarit të njohur në lidhje të re?

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Ish e dashura e këngëtarit të njohur tashmë duket se e ka marrë veten pas depresionit dhe ka hyrë në një lidhje të re.

Selena Gomez, pasi mposhti depresionin dhe doli nga spitali gjeti menjëherë qetësi në krahët e aktorit Austin North. Sipas revistës “Life & Style”, aktori ka pasur një influencë pozitive tek 26-vjeçarja, transmeton lajmi.net.

Nuk dihet nëse ata janë në një lidhje dashurie, por Selena bën të njëjtat gjëra që bënte me ish-të dashurin e saj Justin Bieber.

Burimet thonë se ajo me aktorin 22-vjeçar janë parë duke  shkuar në kishë për mbrëmjen e Krishtlindjeve, gjë që Justin tashmë e bën me gruan e tij Hailey.

Të ngjashme