Ish-tenistja serbe publikon video me këngën e Dua Lipës, ‘çarten’ komentuesit serbë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-tenistja serbe, Ana Ivanoviq ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ajo tregonte stilin e saj të veshjes. E gjithë videoja shoqërohej me këngën “Levitating” të këngëtares nga Kosova, Dua Lipa.

Ajo hasi në komente dhe provokime të shumta negative nga ndjekësit e saj serbë, të cilëve nuk u pëlqeu përzgjedhja e këngës së Dua Lipës, shkruajnë mediat serbe.

“Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”. Këto ishin disa nga komentet në postimin e Ana Ivanoviqit.

Ana ende nuk u është përgjigjur këtyre reagimeve.

Të ngjashme