Ish-zëdhënësja në super-formë pas lindjes (Foto)

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Në shkurt të këtij viti, ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, u bë nënë për herë të dytë.

Tri vite pas ardhjes në jetë të vajzës, Laura dhe bashkëshorti i saj, Theodhori Cami, u bënë me djalë.

Gjatë kësaj periudhe, daljet e saj në publik kanë qenë të pakta. Por së fundmi, Laura është fotografuar nga revista “Bordo”, teksa ndodhej në prezantimin e librit të ri të Grida Dumës.

32-vjeçarja shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë bezhë, make-up të thjeshtë dhe flokët e lëshuara, duke i lënë të gjithë pa fjalë me pamjen e saj.

Duhet thënë se ajo është në super formë fizike, megjthëse ka vetëm disa muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Të ngjashme