“Isha nën presion”, Paris Hilton flet për publikimin e videos së saj gjatë aktit seksual

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Paris Hilton ka folur publikisht për një nga ngjarjet më shokuese që ka ndikuar në jetën e saj. Para shumë vitesh, kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe, i dashuri i saj ndau në rrjet një video të xhiruar gjatë aktit të tyre seksual.

Ajo ka treguar se është ndjerë nën presion për publikimin e kësaj videoje me ish-të dashurin e saj, Rick Salomon. Videoja u xhirua në atë kohë në shtëpinë e tyre dhe më pas u shit nga i dashuri i Paris, me të cilin ajo u nda në vitin 2004.

“Ajo ishte lidhja ime e parë. 18. Isha shumë e dashuruar me të dhe doja ta bëja të lumtur. Dhe më kujtohet që ai nxori kamerën dhe po më bënte presion për ta bërë atë gjë. Ishte njësoj si të përdhunohesha në mënyrë elektronike. Ai ishte një moment privat i një vajze adoleshente, por të gjithë e shihnin dhe qeshnin, sikur të ishte diçka qesharake”, është shprehur Paris në dokumentarin e fundit për jetën e saj.

“Nëse do të ishte publikuar sot, nuk do të ishte e njëjta histori, por ata më shndërruan në atë personin e keq. Unë ndihesha shumë e humbur dhe e dëshpëruar për dashuri dhe prandaj gjeta njeriun më të keq të mundshëm”, ka shtuar milionerja.

Në një intervistë të mëparshmë ajo është shprehur se i besonte aq shumë të dashurit të saj sa nuk mendonte kurrë se diçka aq private do të bëhej publike dhe se ajo video është gjëja për të cilën pendohet gjithë jetën.

Të ngjashme