Iu kërkua të mbante maskë mbrojtëse, Enca Haxhia përdor të brendshmet në vend të saj

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, për momentin është duke qëndruar në Dubai.

Poza të shumta atraktive janë duke ardhur nga ana e saj, duke ngjallur reagime të 2.3 milionë ndjekësve të saj.

Për shkak se jemi në mes të krizës globale, mbajtja e maskës mbrojtëse në shumë vende është e obligueshme.

Por, në pamundësi për të poseduar një të tillë, Enca si duket e ka gjetur zgjidhjen më të lehtë.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është parë duke përdorur të brendshmet e saj.

“Kur më thoni që të mbajë maskë mbrojtëse”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë, artistja së shpejti do të sjellë këngën më të re, që titullohet “Zemër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme