“Jam shumë keq kësaj radhe”, moderatorja shqiptare infektohet për herë të dytë me Covid-19

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Fjoralba Ponari është riinfektuar me koronavirus.

Moderatorja Fjoralba Ponari së fundi është përgjigjur në disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj.

Ajo ka njoftuar se është infektuar për herë të dytë me COVID-19, ndërsa tregoi se kësaj radhe simptomat janë më të të rënda.

Një prej ndekësve e pyeti për përvojen, duke shkruar “Si po e kalon Covidin, a eshte me lehte me antitrupat?”.

Ndërsa përgjigja e moderatores ishte Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla, paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe”.

Derisa qytetarët presin që të vaksinohen me vaksinën anti-COVID, vazhdojnë të jenë të larta rastet me të infektuar me COVID-19, ndërsa shihet si rrezik edhe varianti i ri i këtij virusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme