James Cameron uron “Avengersët” e Marvelit

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Për dekada me radhë, James Cameron është mbret i patejkalueshëm i botës në top listën e box office të fitimeve të të gjitha kohërave. Titani i blockbusterëve i kishte mbajtur një kohë të gjatë dy vendet më të larta në listën e filmave më të suksesshëm të bërë ndonjëherë – “Avatari” i tij e mori vendin e parë nga Titanicu (gjithashtu i Cameronit) dhjetë vjet më parë.

Megjithatë, si duket më në fund edhe kësaj i erdhi fundi falë filmit më të ri të Marvel për “Avengers” – ky film pas dy javësh arriti ta tejkalojë “Titanikun” dhe të plasohet në vendin e dytë me 2.3 miliardë dollarë aktual, shkruan KOHA Ditore.

Image

Cameron e shfrytëzoi rastin dhe i përgëzoi rivalët e tij, Marvelin dhe presidentin e Marvel Kevin Feige, me një mesazh të përzemërt:

“Kevinit dhe të gjithëve në Marvel, akullnaja e fundosi Titanikun e vërtetë. U nevojitën Avengersët që ta fundosin Titanikun tim. Të gjithë këtu në Lightstorm Entertainment e përgëzojnë arritjen tuaj të pabesueshme. Keni treguar se industria e filmit jo vetëm që është e gjallë, por edhe më e madhe se kurrë më parë! Jim Cameron”.

Natyrisht, ky mund të mos jetë mesazhi i vetëm që Cameron ia dërgon Marvelit, sepse “Avengers” ndodhen më pak se 500 milionë dollarë nga pozita numër 1 dhe “Avatari” i Cameronit. Gjysmë miliardi dollarë nuk është një shumë e vogël për t’u arritur, por si qëndrojnë punët me “Avengers” nuk do të habiteshim nëse arrijnë ta zënë edhe vendin nr. 1.

Të ngjashme