Janë në pritje të një tjetër vajze së bashku, Valdrin Sahiti me dedikim emocional për bashkëshorten

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Ata janë prindër të një vajze trevjeçare të quajtur, Bella.

Fjala është për kreatorin e njohur Valdrin Sahiti dhe për bashkëshorten e tij, Edita Ramadanin, të cilët tashmë janë në pritje të një tjetër fëmije.

Stilisti i njohur shqiptar së fundmi ka bërë një dedikim për partneren, gjersa po ashtu ka realizuar një kostum të veçantë për të.

“Ti tashmë e di këtë vend mirë. Është saktësisht ku unë punoj në kukullat që të bëjnë të ëndërrosh çdo ditë. Sot, lumturia ishte puna me këtë grua të mrekullueshme që duket si kukull, e që do ta sjellë në jetë një tjetër dashuri”.

“S’mund të jem më i lumtur se me këto tre ‘kukulla’ në jetën time. Uroj që vajzat e mia të jenë të lumtura dhe të bukura si nëna e tyre që qëndron krah meje çdo ditë. Të dua mama”, kanë qenë fjalët e Sahitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme