Janë publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm “The Batman”

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar traileri i filmit të ardhshëm të regjisorit Matt Reeves, “The Batman”.

Revees i lansoi sekuencat e para të filmit të shumëpritur i cili në rolin protagonist e sjellë aktorin, Robert Pattinson, dhe e ndau trailerin 2 minuta e gjysmë me publikun e gjerë, duke e postuar atë në faqen e tij zyrtare në Twitter. 

Fragmentet e para të filmit shumë të përfolur shoqërohen nga kënga “Something in the Way” e bendit “Nirvana”, si dhe na ofrojnë mundësinë ta shohim aktorin britanik, Robert Pattinson, duke i portretizuar dy prej roleve kryesore në film, Batman dhe Bruce Wayne, transmeton Koha.

Ndryshe nga personazhi i sofistikuar dhe sharmant i Bruce Wayneit, të cilin në të kaluarën e kishin luajtur aktorët Christian Bale dhe Ben Affleck, ky karakter nga ylli i filmave “Twilight” vjen më i errët dhe i mprehtë, si dhe i plotfuqishmi Batman në këtë projekt nuk portretizohet si superhero, por sikur një qytetarë i maskuar i cili vendos që i vetëm të hakmerret ndaj të këqijve. 

Në film po ashtu luajnë aktorët, Jeffrey Wright në rolin e shefit të policisë James Gordon, Paul Dano vjen në rolin e kriminelit “The Riddler” dhe Zoë Kravitz e cila e luan rolin e Catwoman.

Pasi montazhi i filmit ishte pezulluar si pasojë e pandemisë së koronavirusit, pritet që puna rreth tij të rifillojë muajin e ardhshëm në Britani të Madhe. 

Filmi i ri “The Batman” pritet të lansohet nëpër kinematë e Amerikës nga 1 tetori i vitit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme