Janet Jackson ndahet nga burri

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 08:51 | Nga

Janet Jackson dhe burri i saj Wissam Al Mana, ishin të martuar tash e pesë vite dhe kanë një djalë. Pas tre muajve që Jackson ka lindur djalin e saj të parë, me emrin Eissa, ajo ka bërë të ditur që është në proces të ndarjes nga burri i saj.

Sipas gazetës “The mail on Sunday”, Janet do ta rrisë djalin e saj në Londër, në vendin ku ajo kishte jetuar me burrin e saj.

“Të dy janë shumë të zënë por janë edhe prindër të përkushtuar gjithashtu, edhe tash pasi që janë ndarë” thotë një burim i afërt i çiftit.

Një tjetër burim thotë se, Al Mana ishte bërë shumë xheloz dhe kishte filluar ta kontrollonte këngëtaren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme