Jasmina dhe Andi nuk flasin me njëri-tjetrin, zbulohet arsyeja

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Andi dhe Jasmina, të cilët kanë treguar se janë tepër të afërt me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer shpesh puthje, nuk flasin prej 5 ditësh.

Për këtë, Andi ka kërkuar një sqarim në studio ku janë pajtuar dhe i ka kërkuar takimin e tretë për të vijuar më tej njohjen e tyre.

Andi: Më herët the që je shaka, bëhu serioz. Dua të të them që dukesh shumë mirë. A e ke në hamendjen tënde përse nuk të kam folur?

Jasmina: Jo, sepse ke gjithmonë shpjegime të çuditshme. Domethënë që ti merr flakë kot. Nuk flet për një situatë të caktuar, por për gjëra që nuk t’i bëjnë për inat.

Andi: Unë thjesht jam tërhequr nga ty ose u ftoha pak. Ti të gjitha gjërat që i bën, gjestet në prapaskena i bën qëllimisht. Të paktën ashtu më duket mua dhe kur më duket kështu, acarohem dhe mërzitem, sidomos kur është personi që e ndjej ose që më pëlqen. Është dicka që e kam përmendur dhe ti prapë shko i bën ato gjeste. Kështu ka shkuar debati tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme