Jay-Z largohet nga Instagrami, një ditë pasi e hapi dhe arriti mbi një milion ndjekës brenda pak orësh

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Një ditë pasi Jay-Z hapi llogarinë e tij të verifikuar në Instagram, ai e fshiu atë përsëri.

Reperi/sipërmarrësi/producenti është i njohur për faktin se nuk është aktiv në rrjetet sociale, ndaj pati pak emocione kur ai u shfaq në Instagram këtë javë.

Jay-Z fillimisht i qëndroi besnik qasjes së tij minimaliste me një foto të vetme të publikuar.

Reperi bëri postimin e parë të një poster të ri për filmin e tij “The Harder They Fall”, i cili debuton në Netflix të mërkurën.

Ai shërben si producent në këtë projekt, ku luajnë Jonathan Majors, Idris Elba dhe Regina King, shkruan CNN.

Pas grumbullimit të gati dy milionë ndjekësve dhe ndjekjes së një personi – gruas së tij Beyonce, llogaria duket se është fshirë dhe nuk figuron më.

Jay-Z përmes një status në llogarinë e tij në Twitter, më parë kishte bëri një shaka për praninë e tij në rrjetet sociale.

“Në emocionin tim, nuk arrita të vlerësoja dhe të pranoja JAZ-O, ai ishte heroi i vendlindjes që e bëri ëndrrën të prekshme. Faleminderit njeri i mirë… ok, më lër ta humbas këtë fjalëkalim edhe për një vit apo më shumë. Faleminderit të gjithëve përsëri, jashtëzakonisht të përulur nga dashuria juaj”, kishte shkruar Jay-Z.

Nuk dihet nëse reperi do të rikthehet në Instagram, por llogaria e tij aktualisht figuron e mbyllur.

Të ngjashme