Jay Z nuk do të performojë në Grammy

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 18:56 | Nga

Edhe pse kryeson të gjitha nominimet e Grammy Awwards, reperi i famshëm nuk do të performojë në ceremoninë e madhe që mbahet të dielën, transmeton Klan Kosova.

Sipas HIts Daily Double, Jigga ka hequr dorë nga performanca në mënyrë të paarsyeshme.

“Ne absolutisht jemi të ngazëllyer dhe të entuziazmuar që të nderojmë Jay Z në Grammy Salute që mbahet çdo vjet”, tha Neil Portnow.

Disa reperë dhe këngëtarë të tjerë pritet që të shfaqen në skenë për të performuar ku përfshihen Kendrick Lamar, Rihanna, Bryson Tiller, DJ Khaled, Bruno Mars, Cardi B, SZA, Childish Gambino, Logic, Alessia Cara, Khalid, Lady Gaga, U2, Miley Cyrus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme