Jay Z thyen rekord me shitje të albumit

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 18:39 | Nga

Albumi i fundit i reperit Jay Z, “4:44” mendohet se ka arritur të bëjë shitjet më të mëdha që janë bërë ndonjëherë.

Thuhet se brenda pesë ditëve ka shitur 1 milionë kopje të tij, duke e renditur në vendin e gjashtë si albumin më të shitur.

Ai ka thyer rekordin e Kendrick Lamar që ka shitur 603 mijë kopje brenda pak kohe.

Albumi i tij u bë i njohur që para publikimit ku qarkullonin fjalë se kishte këngë për tradhtinë që kishte kryer ndaj Beyonce, por u hodhën poshtë shumë shpejt.

Një nga revistat amerikane vuri re edhe se Jay Z mori çmimin e platinit para se albumi të vinte në treg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme