“Je ti ai që dëshiroja”, Fifi më e lumtur se kurrë krah partnerit

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi e njohur si Fifi është një ndër personazhet më të komentuar jo vetëm për jetën profesionale.

Këngëtarja ka qenë kryefjalë e mediave përgjatë muajve të fundit për pjesëmarrjen në Big Brother Albania VIP por edhe për romancën e re që ka nisur me Adis Patushin.

Prej muajsh, ajo po shijon lidhjen me Adisin dhe dyshja janë pothuajse të pandashëm. Ata nuk kursejnë as dedikimet romantike për njëri-tjetrin në rrjete sociale. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë një fotografi ku shihet e përqafuar me partnerin e saj.

“Je ti ai që dëshiroja”, ka shkruar Fifi krahas fotografisë.

Të ngjashme