Jeff Bridges diagnostikohet me limfomë

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Ylli i filmit “The Big Lebowski”, Jeff Bridges, e ka konfirmuar lajmin se është diagnostikuar me limfomë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale të postuar mbrëmë, Bridges e ka ndarë diagnozën e tij me gjithë adhuruesit duke shkruar: “Jam diagnostikuar me limfomë. Edhe pse është një sëmundje mjaft serioze, po ndihem me fat që e kam një ekip të mrekullueshëm të mjekëve të cilët po kujdesen për mua, dhe parashikimet janë të mira. Tashmë e kam filluar tretmanin dhe do t’iu mbajë të informuar gjatë gjithë procesit të shërimit. Jam thellësisht falënderues për dashurinë dhe përkrahjen nga familjarët, miqtë dhe adhuruesit e mi. faleminderit për lutjet dhe urimet e mira”.

Përmes mesazhit të tij të postuar në Twitter, aktori po ashtu ua rikujtoi gjithë amerikanëve që të votojnë në zgjedhjet e nëntorit, transmeton Koha.

“Sa e kam vëmendjen tuaj, ju lutem të mos harroni për të votuar. Sepse të gjithë jemi bashkë në këtë situatë.”

Filmi i fundit pjesë e së cilit ishte Bridges, është ai i vitit 2018, “Bad Times At The El Royale”, ku aktori luajti krahas yjeve: Jon Hamm, Dakota Johnson, Cynthia Erivo dhe Chris Hemsworth. Vitin e kaluar i bë i ditur lajmi se Bridges ishte angazhuar me rol në serinë e ardhshme dramatike, “The Old Man”.

Ndërkaq në fillim të këtij muaji, Bridges dhe vajza e tij Isabelle Bridges Boesch, e publikuan një libër të fëmijë me titull, “Daddy Daughter Day”, ilustrimet e së cilit ishin krijuar nga aktori i famshëm.

Jeff Bridges njihet për role në filma të njohur Hollywoodian të tillë si: “The Mirror has Two Faces”, “Hell or High Water”, “Tron: Legacy”, “Seventh Son”, “R.I.P.D” dhe “Crazy Heart” për të cilin rol e fitoi një shpërblim Oscar në kategorinë “Aktori më i mirë”.

Aktori po ashtu njihet si muzikant. Në vitin 2011 ai e lansoi albumin e tij debutues përmes studios incizuese “Blue Note”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme