“Jeni bërë bajat”, ish-banorja kapet keq me Donaldin dhe Ilirin

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë ka qenë nata e parë e javës së pestë në reality-show “Big Brother Albania VIP”. Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë vit në pjesëmarrës janë personazhet e njohura.

Ish-banorja, Paloma mbrëmë është treguar e ashpër me Ilirin dhe Donaldin për situatën e konflikteve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo tha se dyshja kanë qenë shkaku që disa nga banorët e tjerë janë larguar nga shtëpia, që sipas saj, banorët janë në rrezik eliminimi nga sjellja e tyre.

“Jeni bërë bajat, po e bëni për vëmendje, juve jeni shkaku që ne kemi dalë, po vini në rrezik edhe ata që janë brenda”, tha Paloma.

Të ngjashme