Jeniffer Lopez shfaqet tërësisht e zhveshur në videoklipin e këngës së re

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja, Jennifer Lopez, ka publikuar videoklipin e saj më të fundit, kënga mban titullin “In the morning”, dhe ajo shfaqet e zhveshur totalisht.

Në videoklipin e këngës së saj, ajo mban një palë krahë engjëlli, por shfaqet edhe si një krijesë tjetër mitike, si një sirenë plot shkëlqim.

Këngëtarja ka shpjeguar se në fakt pas këtij videoklipit fshihet një mesazh i fortë, pasi ka shumë simbolika brenda tij.

“Dhe unë të desha ty më shumë seç doja veten… Jam shumë e lumtur që mund të shihni videoklipin zyrtar të këngës ‘In the morning’. Ka shumë simbolika për një lidhje të errët dhe të njëanshme dhe kuptimin se nuk mund të ndryshosh askënd tjetër…. mund të ndryshosh vetëm veten tënde. Rrit krahët e tu dhe largohu nga çdokush apo çdo gjë që nuk vlerëson gjithçka që ti ke për të ofruar”, ka shkruar këngëtarja, pasi ka publikuar një pjesë të klipit në Instagram.

Jennifer ka treguar edhe se çfarë kuptimi kanë gjithë veshjet dhe lëvizjet e saj në videon e këngës.

“Kjo vajzë, bie brenda në dashuri dhe fundoset në ujë, kështu avash avash zhvillon një bisht sirene. Dhe pak nga pak ajo fillon të rrisë krahët e saj, për të qenë e aftë për t’u larguar nga ajo lidhje”, është shprehur artistja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme