Jennifer Aniston dorë për dore me Adam Sandler, në Milano

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 10:43 | Nga

Ajo ka qenë shumë e zënë duke xhiruar komedinë e re për Netflix, “Murder Mystery” në liqenin Como të Italisë.

Por Jennifer Aniston dhe kolegu i saj Adam Sandler janë parë duke xhiruar skenat e filmit në Milano, të hënën.

Aktorja 49 vjeçare, në rolin e karakterit të saj, dukej mrekullueshëm e veshur me një fustan të bardhë me lule, derisa shëtiste nëpër rrugët e qytetit, dorë për dore, me aktorin 51 vjeçar.

Aktorja e Friends luan përkrah Adam Sandler, Luke Evans dhe Gemma Arteron në serinë e kësaj komedie, ku Aniston dhe Sandler portretizojnë një çift të martuar, që shkojnë në një udhëtim në Evropë, për të ringjallur martesën e tyre.

Në aeroplan, ata takohen me një njeri misterioz që i fton ata në një takim familjar në një jaht luksoz, me një miliarder shumë të pasur. Ky i fundit vritet më pas, duke bërë që çifti të mbeten si të dyshuarit kryesorë.

Xhirimet e para për filmin kanë nisur në Kanada, muajin e kaluar, dhe pritet që filmi të lansohet në vitin 2019, transmeton Klan Kosova.

Aniston dhe Sandler janë një ekip ëndërrash në ekran, pasi ata tashmë kanë luajtur së bashku në vitin 2011 në filmin “Just Go With It”, që arriti të fitojë 215 milionë dollarë, në gjithë botën.

Ylli i Friends duket pa dyshim e lumtur që po kalon kohë në Evropë pas disa muajve të vështirë që ka pasë.

Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për jetën e saj personale, ku iu kundërpërgjigj kritikave, duke deklaruar se ndoshta “qëllimi i saj në këtë planet” nuk është të “riprodhojë”.

Në këtë intervistë për revistën InStyle të muajit shtator, ajo tha se nuk është zemërthyer pas ndarjes me Justin Theroux.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme