Jennifer Garner në lidhje dashurie

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Garner është në një lidhje të re me biznesmenin, John Miller, i cili vazhdon të jetë ende i martuar legalisht me bashkëshorten e tij, violinisten Caroline Campbel.

Romanca e re e aktores me shefin ekzekutiv të CaliGroup është zbuluar të mërkurën.

Raportohet se 46-vjeçarja është në një marrëdhënie serioze me biznesmenin dhe po shijojnë lidhjen e tyre prej 6 muajsh.

Miller u martua me Campbell në vitin 2005 dhe ata kanë dy fëmijë së bashku, djalin 12-vjeçar dhe vajzën 9 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme